Projekti i Teatrit të ri Kombëtar Shqiptar i prezantuar para pak ditësh, është i vjedhur…

Kryeministri Edi Rama, të hënën, prezantoi projektin e Teatrit të ri Kombëtar në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri.
Teatri i ri është projektuar nga Grupi Bjarke Ingels (BIG), i cili parë nga rruga ngjan si propozimi i vitit 2011 i studios Forma Architect për Busan Opera House në Korenë e Jugut.

(Projekti i Teatrit të ri Kombëtar, projektuar nga BIG)

Loading...

(Projekti i Busan Opera House nga Forma Architects, 2011)
Ira Miroshnikova, një nga projektueset kryesore të studios arkitektonike të variantit origjinal, pra, të Busan Opera House ka reaguar të hënën në darkë në rrjetin social Facebook, duke shkruar: Rastësi? Nuk mendoj kështu.
Miroshnikova lë të kuptojë se projekti i prezantuar nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë; nuk është gjë tjetër veçse një kopje./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button