‘Rikthehet’ McAllister: Jeni në rrezik jo vetëm nga ndikimi rus, por edhe ai turk

Eurodeputeti dhe politikani gjerman me ndikim, David McAllister i është rikthyer sërish çështjes së rajonit tonë.
I njohur në Shqipëri për negociatat mes PD dhe PS për zgjidhjen e krizës së një viti më parë, ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Welt”.
McAllister thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të afrohet më shumë me Bashkimin Europian.
“Nëse njerëzit e ndjejnë këtë, atëherë rritet edhe gatishmëria për reforma,” tha ai.
Edhe pse e pranon se vende si Bosnja janë vite drite larg BE-së, ai thotë se Bashkimi Europian duhet të veprojë me shpejtësi.
McAllister tha se kjo nuk është një arsye për t’u tërhequr nga rajoni.
“Nëse ne e bëjmë këtë, të tjera vende do e mbushin këtë hapësirë. Ato madje janë pjesërisht të pranishme”.
Sipas tij, po shtohet ndikimi i vendeve të huaja në rajon.
Mes tyre ai thekson sidomos Rusinë dhe Turqinë.
“Rusia ka zgjeruar praninë e saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Ajo po kërkon që të ndikojë në mënyrë selektive përmes fushatave të dizinformimit,” tha ai.
Ai thotë se edhe Kina dhe vendet e Gjirit po përpiqen që të ndërhyjnë në rajon.
Sa i përket vitit 2025 si datë e mundshme zgjerimi, McAllister thotë se vendet duhet të punojnë për të plotësuar kushtet, sidomos në fushën e drejtësisë dhe rendit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button