Shfaqet muzikali për Millosheviçin në Graçanicë, reagime të ndryshme në Kosovë

Një muzikal për ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç u shfaq të martën në qytetin e Graçanicës në Kosovë, duke shkaktuar emocione të forta në vendin që ende i ka të freskëta kujtimet e luftës së përgjakshme të nisur prej tij 20 vite më parë.
Shfaqja me titull “Tregimi i Sllobodanit”, fillon me luftërat dhe përfundon me procesin gjyqësor kundër Millosheviçit në Gjykatën për krime lufte në Hagë. Ish-udhëheqësi Jugosllav u përball me më shumë se 60 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konflikteve ballkanike të viteve 90-te, ku u vranë më shumë se 130 mijë njerëz.
Dënimi ndaj tij nuk u dha dot pasi Milloshevic vdiq në Gjykatën e Hagës në vitin 2006. Autorja e muzikalit Jelena Bogavac, tha se me gjithë reagimet që kishte ngjallur kjo shfaqje, puna e trupit teatral serb nuk paragjykon figurën e Sllobodan Milosheviçit.
Paralajmërimet për shfaqjen nxiten edhe thirrjet që ajo të mos lejohet në Kosovë, meqë, siç thuhej, “ringjallja e Millosheviçit” provokon familjet e viktimave të luftës.
Regjisori Nenad Todoroviç tha se me gjithë paralajmërimet për rrezikun, shfaqja shkoi shumë mirë. Ne premiere nuk mori pjesë asnjë udhëheqës i komunitetit serb dhe duke shprehur zhgënjimin për këtë, regjisori Todoroviç tha se Ballkani ende përballet me politika nacionaliste.
Salla nuk u mbush e tëra dhe qytetarët e komunitetit serb shprehen mendime të ndryshme për muzikalin, me disa prej tyre që e quajtën një mashtrim të madh./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button