Konsultorja 4 vjet pa mjek, gratë shtatzëna në dorë të pensionistes vullnetare

Emisioni “Stop” këtë të premte ka shkuar në Kavajës, pas ankesës së një qytetareje, e cila po ndjek shtatzëninë e saj pranë Konsultores së gruas në këtë qytet. Qytetarja pretendon, se mjekja e konsultores, nuk vjen në punë në orar, ndërsa kushtet në të cilat duhet të presin, janë skandaloze.

Gruaja tregon, se është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ndiqet nga Natasha Duro, kur kjo e fundit vjen në konsultore pa orare.

“Shkojmë në ditët që kemi takime, por nuk e gjejmë doktoreshën dhe vjen pas orës 14:00. Orari normalisht nis që në orën 8 të mëngjesit, por doktoresha nuk vjen asnjëherë. Po ashtu është një ambient i papërshtatshëm që një grua shtatzënë duhet të presë. Ne presim për orë të tara, lë punën, shtëpinë dhe të gjitha punët e tjera, por doktoresha më thotë se do vish disa herë deri sa të më gjesh në konsultore. Unë nga emisioni “Stop” dua të që të zgjidhet ky problem, dua që vetëm ajo të vij në orar”, shprehet qytetarja.

Back to top button