Varrezat e dëshmorëve në Tiranë jepen me koncesion, tarifa mblidhet me faturën e ujit

, Varrezat e dëshmorëve në Tiranë jepen me koncesion, tarifa mblidhet me faturën e ujit

Qeveria shqiptare, me propozim të Bashkisë së Tiranës, mendon që shërbimin ceremonial dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve ta japë me Partneritet Publik-Privat.
Gjithashtu mendohet një tarife e përhershme për mirëmbajtjen e varrezave e cila do të vilet bashkë me faturën e ujit e do t’i paguhet privatit. Ndërsa ky i fundit ka detyrim në kuadër të kontratës që të bëjë krasitjen e barit, ujitjen, dekorin e rrugëve, organizimin e eventeve dhe krijimin e një repertori muzikor që do të luhet me rastin e datave përkujtimore.
“Ne duam për Tiranën varreza dinjitoze. Ne kemi të drejtë si kryeqytet të nderojmë ashtu siç duhet të rënët për liri”, thuhet në relacion.
Bashkia e Tiranës, në relacionin përkatës arsyeton se nevoja e transformimit mjedisor dhe shërbimeve në varrezat e dëshmorëve duhet të ndjekë modelin e aktiviteteve të ngjashme si Nata e Bardhë, apo Peza N’Fest, të cilat ndonëse janë të kufizuara në kohë, duhen parë si pikë referimi.
Ndërkohë, burime nga bashkia, pranuan se sipërfaqja rrethuese e varrezave vihet në dispozicion të zhvillimit urbanistik./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button