Vendimi: Llalla, 15 vjet “i përjashtuar” nga sistemi i drejtësisë, ja si i shpëtoi vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur ditën e sotme vendimin për të mos vazhduar vetingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Në vendimin prej pesë faqesh, thuhet se në nëntor të vitit të shkuar kishte nisur procesi i vetingut ndaj Llallës.
“Në mbledhjen e trupës gjykuese të datës 13.11.2017, u deklarua mungesa e konfliktit të interesit me subjektin e rivlerësimit nga anëtarët e trupës gjykuese si dhe u vendos fillimi i hetimit administrativ,” thuhet në vendim.
Por pak ditë më vonë, pikërisht më 12 dhjetor të vitit të shkuar, Llalla u paraqit përpara tyre me një kërkesë për ndërprerjen e vetingut.
I “armatosur” me kërkesën për dorëheqje si magjistrat, të dorëzuar pranë presidentit dhe me një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, të marrë vitin e shkuar, ai arriti një fitore.
Por çfarë thuhet në vendimin e famshëm të Kushtetueses, që përdoret si argument edhe nga KPK?
“Gjykata thekson se, për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai kë të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpriret, duke u zbatuar parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës”.
“Neni 56 i ligjit i jep mundësinë subjektit që dorëhiqet brenda afatit 3-mujor, të përfitojë pagesë kalimtare sipas parashikimeve ligjore në fuqi, mundësi të cilën nuk e përfitojnë subjektet që e japin dorëheqjen pas përfundimit të këtij afati”.
Si rregull, procesi i rivlerësimit, ose vetingu, vazhdon pavarësisht përfundimit të mandatit të tij kushtetues.
Por Llalla ka dorëzuar në presidencë dorëheqjen e tij nga funksionet e magjistratit.
“Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe, si rrjedhojë, ai humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e gjyqtarëve Roland Ilia, Olsi Komici dhe Pamela Qirko.
Kundër këtij vendimi lejohet ankimim brenda 15 ditësh./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button