Zbuloni taksat për shtëpitë, dyqanet dhe garazhet në 32 zonat e Tiranës

Të gjithë ata që kanë një garazh për të parkuar makinën, nuk do të paguajnë vetëm taksën e pronës për shtëpinë, por edhe për sipërfaqen e parkimit. Madje kjo taksë do të jetë sa 70% e asaj që paguhet për apartamentin.
GARAZHET
Taksa për apartamentet është sa 0.05 për qind e çmimit fiskal, ndërsa për bizneset dhe garazhet e mbyllura, pra, ato që përgjithësisht janë poshtë pallateve, taksa është sa 0.2 për qind e çmimit fiskal. Me një llogari të thjeshtë, një apartament në qendër, me një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë, do të duhet të paguajnë 6.600 lekë si taksë prone për shtëpinë dhe 2772 lekë taksë prone për një garazh me sipërfaqe minimale prej 15 metrash katrorë.
TIRANA, MË E SHTRENJTA
Kryeqyteti do të paguajë më shumë taksa për të gjitha kategoritë e pronave. Sipas metodologjisë, krahas bizneseve, pra dyqaneve, zyrave në lagje apo qendra tregtare, çmimi i të cilave llogaritet sa dyfishi i çmimit të apartamenteve, edhe shtëpitë e fshatit do paguajnë më shumë. Qeveria llogarit se çmimi i një shtëpie në fshat do të jetë ulet deri në 35% të një shtëpie në zonën më të afërt të fshatit.
Në fshatrat e Tiranës do të ulet jo më shumë se 30 për qind. Pra, do të kushtojë më shtrenjtë dhe si rrjedhojë do të paguajë më shumë për taksën e re të pronës. Por jo vetëm shtëpitë, por edhe bizneset e fshatit do të jenë të përfshira në taksën e re. Qeveria do të llogarisë sa 30 për qind e çmimit të banesës në fshat çdo metër katror, që përdoret për bujqësi dhe blegtori./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button