Zgjedhjet: Për kë votuan italianët e Shqipërisë

, Zgjedhjet: Për kë votuan italianët e Shqipërisë

Italianët në Shqipëri kanë pasur të drejtë të votojnë gjatë së dielës për të zgjedhur qeverinë e re të vendit të tyre.
Në procesin e votimit nëpërmjet ambasadës janë regjistruar gjithsej, rreth 1100 votues, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre ka zgjedhur të fluturojë drejt Italisë për të kryer detyrën civile.
Ata që kanë vendosur ta kryejnë këtë detyrë nga Shqipëria, në pjesën më të madhe kanë votuar për koalicionin e djathtë, pra partinë anti-emigrante të Ligës së Veriut dhe partinë e Silvio Berlusconit, Forza Italia, në masën 33%, raporton Scan.
Ky është edhe koalicioni që fitoi zgjedhjet në Itali, paçka se, pa mazhorancë qeverisëse.
Partia e dytë më e votuar nga italianët e Shqipërisë rezulton ajo demokratike, pra e majta, me rreth 25% të votave.
Ndërkohë, në vend të tretë është lëvizja “5 yjet”, që në Itali doli forcë e parë.
E ndërkohë që në atdhe “5 yjet” e Luigi di Maios grumbulluan mbi 30% të votës popullore, mes italianëve të Shqipërisë, u ndalën në vetëm 25%. Rezultatet janë thuajse të njëjta si për dhomën e deputetëve ashtu edhe për senatin.
Ndryshe nga italianët që jetojnë nëpër Europë, të cilët kanë votuar masivisht për të majtën e Matteo Renzit, italianët e Shqipërisë kanë votuar të djathtën së bashku me Matteo Salvinin, një politikan i cili ka dalë haptazi kundër emigrantëve, shkruan Scan./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button