Festa kuqezi e Shkëndijës së Tetovës tërbon maqedonasit

Shkëndija e Tetovës ka festuar titullin kampion në Maqedoni pas fitores 4-0 ndaj Pelisterit, skuadër ndaj së cilës do të diskutojë edhe finalen e Kupës dhe, nëse tetovarët fitojnë, atëherë Shkupi hyn në Europa League, pasi renditet i katërti.

Dy ekipe shqiptare në Europë do të ishte një tjetër sukses, por duket se festa kuqezi e tetovarëve pas marrjes së trofeut ka tërbuar maqedonasit.
“Kë vend përfaqëson Shkëndija, Shqipërinë apo Maqedoninë? Po kur të luajë në Champions League, cilin flamur do të ngrenë tetovarët? Vjet në Europë ata i nderuar edhe më fjalët shqipe: Mirë se vini!” – është komenti portalit “sport.mk” në Maqedoni.

Për ironi të fatit, Shkëndija edhe fanellat i ka kuqezi, edhe tifozëria “Ballistët” gjithashtu ka ngjyrat kuqezi, por ajo që i ka tërbuar më shumë maqedonasit është festa me flamujt kombëtarë të Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button