Times: Serbia ta harrojë integrimin në BE po nuk njohu Kosovën

, Times: Serbia ta harrojë integrimin në BE po nuk njohu Kosovën

Ndarja e Kosovës është një nga temat që ka ndezur shkëndija tensioni në rajonin e Ballkanit, teksa në mjediset politike flitet për një marrëveshje paraprake Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh.

Gjithashtu ka aludime për një ndarje klanesh lidhur me këtë çështje, me SHBA-të që raportohet të jenë pro shkëmbimit të territoreve për arritjen e paqes Kosovë-Serbi dhe BE-në që është kategorikisht kundër.

Për çështjen më të nxehtë të momentit ka shkruar sot e përditshmja britanike “The Times”, e cila thekson se “hyrja e Maqedonisë në NATO shënon fundin e një betejë të gjatë, por hartimi i rajonit në një mënyrë që do t’i kënaqte të gjithë aktorët mbetet ende një pikë e pamundur”.

Duke e përshkruar ish-Jugosllavinë si një ‘puzzle’ e kompozuar nga shtatë pjesë, gjashtë ish-republikat plus Kosovën, “Times” shkruan se dy dekada pas përfundimit të luftës në Ballkan, Bashkimi Evropian dhe NATO po numërojnë shtetet e sapolindura duke investuar në to miliarada dollarë dhe duke premtuar partneritet, në përpjekje për të garantuar paqe dhe zgjidhje për kufijtë.

Me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe në të ardhmen, potencialisht si një vend që do të fillojë negociatat për hyrje në BE, me pjesët veriore dhe jugore të ‘puzzle-it’ të Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duket se gjithçka është përmirësuar, por Serbia, Bosnja dhe Kosova, ende mbesin në zemër të këtij rajoni që ende diçka po shkon keq, shkruan Times./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button