Haxhi Krasniqi: Adnani është i joni, reagon Januzaj

Pas golit të bukur dhe deklarimit të Januzajt

Në kuadër të Kampionatit Botëror ”Rusi 2018” mbrëmë kombëtarja e Belgjikës shënoi fitore kundër Anglisë me rezultat 1-0.

Loading...

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi futbollisti me prejardhje nga Kosova që luan për kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, i cili i dhuroi fitore kombëtares belge.

Lidhur me golin e Januzajt, ka reaguar boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi Robin Krasniqi, i cili ka përgëzuar Adnanin për golin e bukur.

Haxhi Krasniqi më tutje ka shkruar se edhe Adnan Januzaj është i yni dhe do të vijë dita kur do ta dëshmojë këtë.

Ndërsa, në postimin e Krasniqit, ku shihet Januzaj pas shënimit të golit, ka reaguar edhe lojtari, i cili i ka komentuar boksierit të njohur, duke i paraqitur emojin e forcës, zemrës dhe flakës.

Ndryshe, pas deklarimit të fundit të Adnan Januzajt se ai është belg dhe ndihet i tillë, ka pasur reagime të shumta./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button