Kotzias: Nuk e kemi diskutuar kurrë çështjen “Çame” në negociatat me Shqipërinë

Teksa afrohen ditët e nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ministri i Jashtëm grek, Kotzias ka siguruar të tijët që në këto negociata nuk është përmendur kurrë çështja çame.Në një intervistë për “Euractiv”, Nikos Kotzias është shprehur se çështja çame nuk ka qenë ë pranishme në diskutimet me Tiranën zyrtare dhe për këtë ka dëshmitarë, sipas tij.Në fakt disa prej mediave më kryesore greke prej kohësh janë shprehur se pala greke nuk ka pranuar që në tryezën e bisedimeve të flitet edhe për Çamërinë dhe nuk dihet nëse pala shqiptare e ka kërkuar diçka të tillë.Kotzias është shprehur:

Unë mendoj se ne do të zgjidhim çështjet në pritje, me kusht që partitë e opozitës në të dy shtetet të mos fillojnë të reagojnë në mënyrë histerike. Jam shumë i pikëlluar me atë që thotë opozita greke. Ata thonë se po flasim për “Çamërinë”. Ne nuk po e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat nuk ka pasur kurrë një çështje te tille. Do t’ju tregoj, dhe unë po them se për herë të parë, një qeveri tjetër, në fillim të viteve 1990 debatonte çështjen Çame. Unë gjithashtu kam dëshmitarë që ishin të pranishëm në ato diskutime.”

Loading...

Ndërsa në lidhje me Negociatat, për të cilat do merret një vendim me 28-qershor, ministri grek tha:

Nëse Shqipëria ose Maqedonia mbeten jashtë Negociatave, kjo do të krijonte jo stabiliteti në rajon.”

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button