Negociatat në qershor të 2019-s; Prapaskenat në Luksemburg

, Negociatat në qershor të 2019-s; Prapaskenat në Luksemburg

Euractiv e ka përshkruar si një kompromis të dhimbshëm vendimin e Bashkimit Europian për të çelur negociatatme Shqipërinë dhe Maqedoninë.Në njoftimin e presidencës bullgare thuhej se vendet anëtare i hapën rrugën bisedimeve të anëtarësimit të këtyre dy shteteve për në 2019-n pas një debati i cili mendohet të ketë zgjatur 10 orë.Sipas Euractiv, marrëveshjen për çeljen e bisedimeve e ka negociuar ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.Ndërsa ministri austriak i Çështjeve Europiane, Gernot Bluemel thotë se i ka kërkuar ai Komisionit Europian dhe krahut ekzekutiv të bllokut që të përgatisë terrenin për nisjen e negociatave, por me kushtin që të zbatohen më parë disa kritere, të cilat shtrihen në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratë publike dhe luftën kundër korrupsionit.Pavarësisht mbështetjes së gjerë të Bashkimit Europian, rezultati befasues tregoi se peshën kryesore në vendimin përfundimtar të këtij takimi e ka patur pikërisht presidenti francez Emanuel Macron, i cili ka këmbëngulur vazhdimisht në shtyrjen e vendimit ndaj çeljes së negociatave deri pas zgjedhjeve të parlamentit europian të muajit maj, nga frika e anti-establishmentit.Nga ana tjetër, Macron ka treguar dhe një lloj synimi për të frenuar hovin e Gjermanisë dhe shefit ekzekutiv të BE-së Jean Claude Juncker, të cilët kanë kërkuar ta mbajnë Ballkanin Perëndimor jashtë influencës së Rusisë duke i ofruar të 6 vendeve të tij një rrugë të sigurt drejt anëtarësimit europian.Rezervat e shprehura nga Franca dhe Holanda ishin mëse të qarta ditën e mërkurë në Luksemburg./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button