Një Teatër i ri, Veliaj: Arritëm në marrëveshje, gati të nisim negociatat

, Një Teatër i ri, Veliaj: Arritëm në marrëveshje, gati të nisim negociatatKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me artistët për të nisur negociatat sa i takon rindërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar.Veliaj ka postuar në rrjetin social “Twitter” një foto me aktorët Arben Derhemi, Alfred Trebica dhe regjisorin Altin Basha, të cilët kanë qenë ndër më skeptikët për prishjen e teatrit ekzistues.Ai e ka shoqëruar këtë fotografi duke thënë se “kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje!”Në fund, kryetari i Bashkisë e mbyll duke treguar mirënjohje ndaj aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve!Sa i takon njoftimit të tij për shtyp, Veliaj shtoi se është rënë dakord që në ligj të jepen garancitë e duhura për artistët.“Projekti që kemi sot është më i mirë. Nuk është ndoshta projekti perfekt, por tashmë e kemi të sanksionuar në ligjin që do të negociojë teatrin e ri se prona e teatrit nuk preket, që e negocion teatrin e ri si një ndërtesë monovolum, pa kulla sipër, dhe që e negocion këtë teatër të ri me çelësa në dorë, me para të privatit, që edhe kushdo shqetësohet pse po harxhojmë për artin kur s’kemi bukë për të ngrënë, që edhe kjo s’është e vërtetë, të mos e ketë këtë shqetësim sepse nuk do të taksohet njeri për këtë propozim”, ka deklaruar ai.Kryebashkiaku tha gjithashtu se pjesë e këtij dakordësimi është edhe përcaktimi që në grupin e punës që do të negociojë për projektin dhe ndërtimin e teatrit të ri, të ketë edhe një përfaqësi të artistëve.“Kemi sanksionuar në këtë ligj, në dallim nga të gjitha institucionet e tjera që përfaqësohen vetëm me një anëtar, ne do të kemi dy anëtarë që përfaqësojnë komunitetin e artistëve dhe të aktorëve. Duke i pasur të përfaqësuar besoj se ky projekt fillestar u bë më i mirë falë pranisë edhe kritikave të tyre, besoj që edhe produkti final me këto dy vende që presim të na i propozojë komuniteti artistik, që nuk janë vende spaletash as vende luksi, është një punë rigoroze e një shqyrtim dokumentacioni dhe një negociatë e fortë që do të duhet të bëjmë si me arkitektët, ashtu edhe me investitorët, që të arrijmë një produkt po aq dinjitoz sa ky produkt fillestar.”Veliaj e mbyll njoftimin duke thënë se ky projektligj i paraqitur është vetëm fillimi i diskutimeve teknike që do të vazhdojnë për të përmirësuar draftin deri në finalizimin e gjithë këtij diskutimi me një teatër të ri./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button