Piktorët nga Shqipëria shkojnë në Çamëri dhe sjellin në Tiranë fshehurazi pikturat

Një grup piktorësh nga Shqipëria kanë shkuar në mënyrë të fshehtë në Çamëri, duke sjellë prej andej pikturat nga Çamëria sot. Që pas dokumentarit të Marin Memës askujt nuk i lejohet të filmojë në ato troje por piktorët shqiptarë u “shtirën” si të huaj dhe ia dolën të finalizonin qëllimin e tyre duke shkuar e duke pikturuar gjithçka që u pa syri.Këto piktura janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të qëndrojnë aty deri në 27 qershor. Në hapjen e ekspozitës “U e dua Çamërinë”, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se të gjithë shkojnë dhe e shohinÇamërinë sot, por asnjë nuk duhet ta mbulojë atë me harresë.“Një vlerësim të madh për këta piktorë të nderuar, që na sollën Çamërinë me një vlerë tjetër të jashtëzakonshme. Ne e dimë shumë mirë që këngët, vallet dhe historia kanë qënë të gjalla. E kemi sjellë Çamërinë gjatë gjithë kësaj jave, për të luftuar paradigmën e harresës. Ne të gjithë na kujtohet vallja e “Osman Takës”, kënga e “Tumankuqes”, apo shumë valle dhe këngë që kanë ngelur në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Kësaj radhe donim ta sillnim Çamërinë ndryshe. Çamërinë e bukur, të jashtëzakonshme, që kushdo që shkon dhe e shikon e kupton se sa e bukur është. Por edhe Çamërinë ashtu siç e kemi lënë ne, me shtëpitë e rrënuara dhe portat të cilat presin të zotët e tyre.idrizi.pngTë gjithë shkojnë e shohin Çamërinë dhe bukuritë e saj. Të gjithë shkojnë dhe takojnë shqiptarët e Çamërisë, që flasin shqip, por asnjë nuk duhet ta mbulojë Çamërinë me harresë”, – tha kryetari i PDIU-së. Disa prej piktorëve që shkuan në Çamëri treguan se do të rikthehen përsëri aty, për shkak të bukurive që kanë parë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button