Presidenti Meta kërkon nga India njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga India njohjen e Kosovës.

Kërkesën e tij, kreu i shtetit shqiptar e ka bërë të premten, kur pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Indisë në Shqipëri, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.

Loading...

Duke iu referuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, presidenti Meta nënvizoi se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Meta vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis të dyja vendeve. Kreu i shtetit nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dyja vendeve. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button