Rama flet për “Bild”: Shqipëria s’do pranojë kurrë kampe refugjatësh

Shqipëria ka hedhur poshtë propozimin për të ndërtuar kampe të refugjatëve për BE-në.Kryeministri Edi Rama deklaroi në një prononcim për “Bild” se “ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh.”Sipas tij, kampe të këtij lloj nënkuptojnë “depozitimin e njerëzve të dëshpëruar diku si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron”.E megjithatë, Rama shtoi së thënuri se “Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në barrën evropiane”.Gazeta “Bild” shkruan mes rreshtash se Shqipëria nuk do të ngrejë qendra për refugjatë edhe në rast se i ofrohet bashkimi me BE-në.“Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit”, citohet të ketë thënë Rama./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button