“Rama dhe Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit në Facebook, pëlqehen”/ Berisha: Si adoleshentë, është fakt real…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme me turet e tij teksa takohet me mbështetës e demokrat.

Berisha është ndalur në Korçë, teksa gjatë fjalës së tij nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe marrëdhënies së tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Berisha tha se Rama e Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në “Facebook”.

“Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Është fakt real. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros…por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar”,-tha Berisha./Opinion.al

Back to top button