7 aventurat që duhet me patjetër t’i bëni në Shqipëri


Nga “We Did That”Kohët e fundit kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri duke vizituar vendin dhe duke ndihmuar sipërmarrësit e rinj për fillimin e ndërmarrjeve të reja në fushën e mjedisit.Në atë kohë gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar të njohur. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Europës me një diktaturë që ndoqi politikë izoluese për vendin. Sot, është një vend me kaq shumë gjëra për të ofruar për ata që kërkojnë të fshehtat, të panjohurat dhe gjërat e virgjëra të Tokës.Ja ku janë shtatë gjëra për të parë dhe bërë që ju nuk mund t’i humbasni kur je duke bërë aventurë atje:1 – Shkoni me makinë drejt bregut jugor. Kaloni pranë qytetit të Vlorës në malet në rrugën bregdetare. Atje mund të shëtisësh me makinë. Mund të endesh rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur me shkëmbinj.2 – Bëni rafting në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Një orë udhëtim me makinë jashtë Beratit dhe shijoni një nga udhëtimet më të bukura të raftingut që kemi përjetuar (bonus: përfitoni një ekskursion në kështjellën e fshehur në qytet).3 – Lahuni në burimet e nxehtë të Bënjës pranë Përmetit. Ju mund ta kombinoni këtë me udhëtimin tuaj rafting dhe të qëndroni një natë në Përmet pas ose para Beratit për të provuar burimet e nxehta aty pranë. Ata nuk janë në të vërtetë aq të nxehtë, por mineralet janë shëruese (dhe freskuese) në një ditë të nxehtë.4 – Kajakët, “fjordet” shqiptare në veri. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve me tragetet në liqenin e Komanit. Aty mund të ndërmerrni një udhëtim ditor ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të merrni edhe makinën tuaj në disa nga tragetet. Këtu bëhen shëtitje njëditore nga një prej kompanive të trageteve.5 – Ecni në Kepin e Rodonit drejt kështjellës në perëndim të diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark. Kaloni një ditë me not dhe argëtim mesjetar.6 – Numëroni bunkerët kur udhëtoni me makinë. Vlerësohet të ketë rreth 200 000 bunkerë në vend. Askush nuk e di sa saktësisht, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që nuk ndodhi kurrë.7 – Merrni rrugën e paasfaltuar e më pak të rrahur. Ka shumë rrugë që ndryshojnë shpejt nga të shtruara në të pashtruara dhe me gurë. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë, dilni jashtë rrugës së mirë dhe gjeni diçka të harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit ose një rrugë otomane e rindërtuar. Asnjëherë nuk e di nëse nuk provon./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button