“Mallkuar qoftë”/ Nëna e Elton Mermalit “thyen” heshtjen: Laert Haxhiu e vrau sepse…

Elton Mermali është ish-anëtari i bandës së Aldo Bares, i cili u vra më 17 tetor 2021 në qytetin e Peqinit, buzë lumit Shkumbin.

Për krimin e rëndë akuzohet banda rivale e Laert Haxhiut, me këtë të fundit porositës. Për herë të parë, nëna e viktimës, Shpresa Mermali ka folur për rrethanat e vrasjes së djalit të saj dhe për raportin që kishte me familjen e Haxhiut. Ajo tregon se ndodhet në gjëndje të vështirë ekonomike, e po ashtu vuan nga një sëmundje e rëndë, teksa më shumë shprehet se e rëndon brenga e vrasjes së të birit.

Sipas saj, me familjen e Laert Haxhiut dhe babait të tij, Qamilit, nuk ka pasur asnjë lloj hasmërie, ndërsa shton se me të ëmën e tij, Florën, është takuar disa herë dhe së bashku kanë konsumuar dhe kafe.

E pyetur se cilat kanë qënë arsyet dhe pse Laert Haxhiu e donte të vrarë djalin e saj Elton Mermalin, Shpresa nuk di asnjë arsye, por kujton se gjatë bisedës me nënë e Haxhiut për një krim të ndodhur, kishte mallkuar autorët. E pikërisht, për ngjarjen akuzohet Haxhiu.

 “Unë me Florën, mamanë e Laertit, njihem dhe kemi pirë shumë herë kafe së bashku në Lushnjë. Ditën kur janë vrarë në Lushnjë dy fëmijët Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, Flora, ka ardhur tek dyqani dhe kemi pirë kafe, duke diskutuar për ngjarjen. Në bisedë e sipër i kam thënë Florës se kushdo që ta ketë bërë atë krim edhe djali im po ta ketë bërë, mallkuar qoftë dhe kurrë mos bëftë hajër…. Kam mallkuar se ishte një krim shumë i rëndë, u vranë dy fëmijë. Brenga ime është brenga e nënës që më torturon, se fjalët që i ka thënë Florës dhe mallkimin që bëra atë ditë kur po pinim kafe, mbase Flora më vonë ja ka përcjellë të birit…”- tregon Mermali.

Sipas 63-vjeçares ata nuk kishin asnjë arsye që të vrisnin djalin e saj, Elton Mermalin.

“Unë i njihja të gjithë familjarisht, nuk kishin asnjë arsye të bënin këtë gjë. Djali im Eltoni, që në fëmijëri ka qënë shok dhe janë rritur së bashku me Luisin, vëllain e Laert Haxhiut. Luisin e kam mbajtur në shtëpi, i kam dhënë bukë së bashku me djalin, pasi e përzinte nga shtëpia ai njerku i tij, Qamili. Luisi, ngelej në rrugë dhe më vinte Eltoni më thoshte ‘…ta marin o mam në shtëpi…’. Dhe e merrja, i jepja bukë se ishte shok me djalin…”- tha ajo.

Lidhur me pyetjen se djali i saj ishte i përfshirë në vrasjen Bledar Haxhiut, Shpresa Mermali tregon për “Oranews”, se këto janë gjepura dhe shpifje që i bëjnë gazetarët.

“…Djali im në vitin kur është vrarë Bledar Haxhiu, ka qënë vetëm një fëmijë 15 vjeç. Si mundet dhe a besoni ju, që një fëmijë 15 vjeç të marë pjesë në vrasje dhe aq më tepër të jëtë krahu i djathtë i Aldo Bares. Donte t’ia dinte Aldo Bare në atë kohë për një fëmijë 15-vjeç si Elton Mermali. Këto janë gjepura që i bëjnë gazetarët për të ngatëruar. Ata që ishin krahu i djathtë dhe i majtë i Aldo Bares, sot gëzojnë pasuri, ndërsa Eltoni Mermali ka një kasolle…”– shprehet ajo.

Back to top button