Çmimet e larta në Rinas, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Parlamentit


Komisioni i Konkurrencës i kërkon ndihmë kuvendit që koncesionari i aeroportit të Rinasit të ulë tarifat që u vendos linjave ajrore.Shqipëria ka çmimin më të lartë të biletave të fluturimit në rajon dhe Europë, ku shkak kryesor janë kostot 2 deri në 3 herë më të larta që firma që operon në aeroportin e Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.“Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i kërkojë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mbështetjen Tuaj për të bërë të mundur zbatimin e rekomandimeve të këtij Vendimi.”Në vendimet e tij të cilat datojnë që nga viti 2014, Autoriteti i Konkurrencës kërkon që tarifat e larta të shërbimeve aeroportuale të ndryshojnë njëherë në 3 vjet, siç sanksionohet dhe në kontratën që ka koncesionari i Rinasit me shtetin dhe po ashtu të orientohen drejt kostos së tyre duke mbrojtur konsumatorin, shkruan klan. Detyrë kjo që duhet ta kishte bërë Autoriteti i Aviacionit Civil.“Për shkak të pozicionit të kompanisë koncensionari si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, Operatori Shtetëror i Autorizuar të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos.”25% të vlerës në çmimin e një bilete e mbajnë tarifat e larta që Tirana Airport u vendos kompanive të fluturimit. Nga ana e saj qeveria ka hyrë në fazën e rishikimit ekonomik të kontratës, por sot qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë lëvizjen për shkak të çmimit 3 fish më të lartë të biletave krahasuar me aeroportet e tjera të rajonit.Për të shkuar këto ditë në Romë, Londër, Berlin dhe kryeqytete të tjera Europiane, vlera e një bilete nis nga 250 Euro të shkuar edhe deri në 1400 Euro./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button