Deputeti i Kosovës tmerron Serbinë: Nuk kemi hequr dorë nga Shqipëria Natyrale


Deputeti i Nismes Socialdemokrate, Zafir Berisha, përmes një postimi në facebook, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve nënkupton hapjen e Kutisë së Pandorës.

Ai pohon se, skenaristët e kësaj ideje duhet ta kenë parasysh edhe Shqipërinë Natyrale, pasi sipas tij, edhe pse Kosova është shtet i pavarur nuk kemi hequr dorë nga Shqipëria Natyrale.

Loading...

“Ideja që po qarkullon ditëve të fundit për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nënkupton hapje e Kutis së Pandorës.

-Skenarsitët eventual të kësaj ideje nuk duhet llogaritin vetëm në Kosovën dhe Shqipërin londineze por duhet ta ken parasyshë Maqedonin, Malin e Zi dhe Greqin, shqipëtarët dhe Shqipëria Natyrale tejkalojn Kosovën Lindore…

-Kosova shtet i pavarur nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ambiciet e Shqipërisë natyrale ashtu siç e ka falur zoti, por rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar në këtë kohë, që të arriturat e deritashme në Kosovë t’i llogarisim si hapë i par drejtë finales, që nuk do të jet e shpejtë dhe e lehtë. Zafa”, shkruan Berisha, transmeton gazeta “Bota sot”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button