Dokumentari ‘Zvicra’, dashuria mes shqiptarëve e zviceranëve (VIDEO)


Është publikuar sot traileri i dokumentarit “Zvicra”.Me datë 9 gusht, dokumentari “Zvicra” do të ketë premierën në Dokufest.Filmi vjen me regji dhe skenar nga Fisnik Maxhuni dhe Benoît Goncerut.Dokumentari i cili ka nisur të xhirohet para dy vitesh, asokohe kur dy vëllezër nga Kosova po luanin kundër njëri tjetrit në EURO 2016, duket edhe më aktual sidomos këtyre ditëve duke marrë parasysh lojën Zvicër-Serbi dhe ndëshkimin e FIFA ndaj Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.“Identitetet nuk janë absolute, ato ndryshojnë bashkë me kohën. Unë sot jam krenar ta quaj veten një regjisor zvicran, duke mos harruar kurrë vendin ku linda dhe rrënjët e mia nga Kosova” ka shkruar më pas Maxhuni.

Maxhunin e njohim edhe prej filmit “Lost Exile” ndërsa këtë vit është përzgjedhur si njëri prej pjesëmarrësve në Sarajevo Talents.Me popullatën e saj me numër të madh imigrantësh, Zvicra ka qenë gjithmonë vend i një kërkimi të dyfishtë: së pari, si po zhvillohet ADN-ja e shtetit me që ai e ri-definon veten vazhdimisht? Së dyti, si e artikulojnë kërkimin e tyre të identitetit këta të huaj në mes të pasigurisë dhe nevojës së vazhdueshme për të definuar “veten” në terma të prekshëm? “Zvicra” thekson kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të ri-zbuluara në Zvicër, një shtet që është i destinuar t’i adaptohet arritjeve të popullatës çdo herë e në rritje.Filmi e trajton pyetjen përmes 7 personazheve shqiptare komuniteti i të cilëve është njëri nga më të rëndësishmit në vend./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button