“Pasuria nënujore e Shqipërisë po plaçkitet”, të huajt ngrenë alarmin


Qindra artefakte romake, greke dhe anije të lashta të mbytura në bregdetin e vështirë për eksplorim të Shqipërisë janë të ekspozuara nga rreziku i grabitjes nga gjuetarët e thesareve, pasi kët pasuri nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje.James Goold, kryetar i Fondacionit të Nautical në Florida tha:

Objektet që datojnë nga shekulli i 8-të para Krishtit dhe deri në Luftën e Dytë Botërore do të ishin një tërheqje e madhe turistike nëse do shfaqeshin në muze.”

Organizata e James Goold ka eksploruar përgjatë shtratit të detit Jon nga kufiri grek deri në Gjirin e Vlorës, duke gjetur të paktën 22 varrime nga kohërat e lashta deri në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora antike. Ato enë të gjata dhe të ngushta mbartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, ku Shqipëria (Iliria), ishte një udhëkryq.Arkeologu shqiptar Neritan Ceka tha:

Loading...
Ka ardhur koha për të ndërtuar një muze për turistët shqiptarë dhe të huaj.”

Tashmë disa amfora janë të plaçkitura dhe nuk është çudi që shpeshherë i kemi parë edhe si objekte zbukurimi nëpër restorante.Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, të lënë pas dore nga regjimi i saj i mëparshëm komunist, por ruajtja ende nuk ka marrë një formë konkrete nga qeveria e një prej vendeve më të varfra të Europës.Ardhja e anijes kërkimore të Hercules RPM 11 vjet më parë ishte “një revolucion i vërtetë”, tha Ceka, duke lavdëruar zhytësit e saj profesionistë, sonarin e teknologjisë së lartë dhe automjetin nënujor të drejtuar në distancë.RPM dhe një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-italiane janë përpjekjet e vetme shkencore nënujore në Shqipëri deri tani me miratimin e qeverisë.Tani RPM beson se është koha për organizatën jo-fitimprurëse të Institutit të Kërkimit të Arkeologjisë Nautical, e cila bazën e ka në Teksas, SHBA, për të shqyrtuar mundësitë e gërmimit të mbytjeve, një proces financiarisht i shtrenjtë dhe shkencërisht delikat.David Ruff, INA, një ish komandant i një nëndetëse bërthamore tha:Ka një mjedis të veçantë në Shqipëri, sepse bregu ka qenë i paprekur për shumë vite. Një prej gurëve të vërtetë të Shqipërisë është Butrinti- një vend i lashtë grek dhe romak që shtrihet në Shqipërinë jugore dhe është i mbrojtur nga UNESCO.”Ai tha:Anija kërkimore “Virazon II” e INA-s do të qëndrojë për një muaj në ujërat shqiptare “për të kuptuar bregdetin e Shqipërisë dhe nëse mund të kryejmë një gërmim në shkallë të gjerë këtu”.Associated Press/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button