Presidenti serb: Nuk do ta lejojnë ndarjen e Kosovës


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndarja e Kosovës nuk do të lejohet.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk i frikësohet pasojave të ndarjes së Kosovës, por ata duan ta pengojnë Serbinë që të arrijë çfarëdo suksesi.

Ndryshe pala serbe është duke e provuar këtë opsion edhe në Washington. Atje po qëndrojnë Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq i cili ka sot do ta ketë edhe një takim me John Boltonin, këshilltarin e Trump.

Ndryshe sot Presidenti dhe Kryeministri I Kosovës janë deklaruar se nuk do të ketë ndarje.

Thaci këtë e ka thënë pas një takimi me liderë të Luginës së Preshevës duke thënë se “Nuk do të ketë ndarje” ndërsa Haradinaj ka theksuar se “Kosova është shumë e vogël pët t’u ndarë”.

Thaci ndërkaq ka hedhur poshtë edhe mundësinë e shkëmbimeve territoriale duke theksuar se Kosova e njeh integritetin territorial të Serbisë dhe se Lugina e ka shumë të vështirë t’a arrijë qëllimin e saj për bashkim me Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button