Sela porosi Zaevit: Nuk shitemi!


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaroi nga Struga se partia që drejton është një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Maqedoni dhe se nuk toleron shitjen për pushtet dhe manipulimet që po bëhen me partitë shqiptare. Ai këtë e theksoi mbrëmë në Strugë gjatë hapjes së zyrave të ASH-së. Ai theksoi se ASH nuk shitet për pushtet dhe për poste minitrore ashtu si një pjesë e partive të tjera shqiptare.“Aleanca nuk shitet për pushtet, por do të jetë zëri i fortê i shqiptarëve të Maqedonisë dhe më gjerê, ne sipas sondazheve jemi të parët si parti, do të jemi fituesit e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nuk do të lejojmë Zaevin dhe BDI-në të luaj me identitetin tonë kombëtar.Edhe shumë 27 prille të ndodhin ne përsëri do të jemi për mbrojtjen e identitetit tonë, sepse jemi autokton në vendin tonê, jemi shqiptar,Zaevi tenton qê shqiptarët ti quaj maqedonas dhe identitetin e tij ta ruaj”, tha Ziadin Sela. (INA)/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button