Sezoni turistik sjell dyndje në portin e Durrësit, mbërrijnë mijëra emigrantë


Një fluks i jashtëzakonshëm mjetesh dhe pasagjerësha po hyjnë në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm Porti i Durrësit ka pritur rreth rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.

Loading...

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Burime të Kapitenerisë së Portit Detar bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button