Qeveria jep detajet/ Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, kush përfiton?

Pas disa ditësh do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Dje, nga Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë kryeministri Edi Rama zbuloi se bonusi për pensionistët ndryshe nga vitet e tjera do të shpërndahet më herët.

Ai theksoi se mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për kujdes social. “250 milionë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për pensionistët. Natyrisht që do donim që kjo shumë të ishte dhe më e madhe por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë.

Asnjëherë nuk duhet harruar se numri i pensionistëve krahasuar me të gjithë të tjerët është shumë i lartë. Mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin 2024 33% e të gjithës shkon për kujdes social që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është përcaktuar edhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave por ndryshe nga vitet e tjera pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e vitit të ri siç u bë dhe vitin e kaluar e gjatë gjithë viteve, por jo në fund të vitit por më përpara. Për herë të parë në vitin e ardhshëm do kemi 2% të shpenzimeve të buxhetit për mbrojtjen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëse puna vijon me këto ritme, sipas tij, punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të përfundojmë brenda viti të ardhshëm. Ai theksoi se vitin e ardhshëm do të nis faza e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar më pas fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës. Sipas tij, do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut. “Përpara sesa të vijmë këtu mu dha mundësia të shikoja kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar. Është punë mbresëlënëse e bërë deri tani dhe padyshim që nëse gjithçka shkon sipas parashikimit dhe nëse ky ritëm i punimeve mbahet si tani ne do kemi punimet të përfunduara brenda vitit të ardhshëm dhe menjëherë do jemi të gatshëm të hyjmë në fazën e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut. Përveç planit të punës të bërë përpara nisjes së punimeve tanimë kemi edhe dy mundësi të reja shumë të mira që do të jenë një vlerë e shtuar për aeroportin e ri ndërkombëtar”, u shpreh ai. Ndërkaq, sipas Ramës, krahas aeroportit të Vlorë, do të jetë akademia ndërkombëtare e kontrollorëve dhe seksioni i mirëmbajtjes së avionëve. Ai theksoi se akademia do të hapet në Vlorë pranë aeroportit.

“Nga njëra anë kompania është në prag të firmosjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen e avionëve me një kompani ndërkombëtare. Kështu do krijojmë një sektor krejt të ri të aviacionit civil në Shqipëri për mirëmbajtjen e avionëve. Ndërkohë prej viti Shqipëria është në vendin e parë në klasifikimin e aviacionit civil Europian për rritjen e numrit të pasagjerëve agjencia europiane ICAO ka vendosur që në Shqipëri të hapet akademia për kontrollorët ajrorë që është një tjetër sektor i ri që krijohet në Shqipëri. Kjo do jetë një akademi ndërkombëtare. Mendimi ynë është që këtë akademi ta hapim në Vlorë pranë aeroportit”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Back to top button