Shaqiri takohet me tifozët dhe nënshkruan në flamurin e Shqipërisë, sonte debutimi i tij me Liverpoolin


Në stërvitjen e fundit me ekipin para ndeshjes me Manchester Unitedin, Xherdan Xherdan Shaqiri ka kryer pushimet pas kampionatit botëror Rusia 2018.

Ylli nga Kosova menjëherë iu ka bashkuar Liverpoolit në stërvitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjilanasi është pritur shumë mirë nga tifozët e The Reds të cilët po presin shpërthimin nga ai.

Faqja zyrtare e Liverpoolit ka shkruar se Shaqiri pritet ta bëjë debutimin e tij në ndeshjen ndaj Manchester United.

Por në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Unitedin, Xherdani është takuar me tifozë shqiptarë të Liverpoolit.

Disa tifozë shqiptarë kanë ndjekur stërvitjen e Liverpoolit, ndërsa pas përfundimit të saj Xherdani është afruar t’i përshëndesë.
Nuk kanë munguar fotot e Xherdanit me tifozët shqiptarë, ndërsa ai nuk ka hezituar të jap nënshkrimin e tij në flamurin kuq e zi të shqiptarëve./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button