Shqipëria mund Serbinë në Kampionatin Botëror të Rafting


Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” është duke garuar në Kampionatin Botëror të Rafting për grupmoshat U23.Shqipëria përfaqësohet në disiplinat downriver (zbritje në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.Në disiplinën kokë më kokë Shqipëria mundi rivalët serbë duke ngritur në podium flamurin shqiptar.Nga 15 vende pjesëmarrëse, më shumë se 35 ekipe garojnë në lumin Dora Baltea.Gara nisi fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea-s.Presidenti i Federatës Shqiptare, Zamos Spathara u shpreh se “paraqitjet e Shqipërisë janë për t’u vlerësuar në një sport që nuk është ndër më të populluarit në vend.”/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button