Thaçi provon të distancohet nga ndarja, thotë se i është dhënë fund idesë së Serbisë


Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar Enver Zymberin, policin e rënë kur forcat e Policisë së Kosovës kishin tentuar të marrin kontrollin në Veri të vendit në korrik të vitit 2011. Thaçi ka shkruar në Facebook se me aksionin e shtatë viteve më parë, Kosova i ka dhënë fund idesë së Serbisë për ndarje.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale. HT/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button