Turistët gjermanë vlerësojnë natyrën shqiptare: Problem plehrat dhe rruga me gropa!

, Turistët gjermanë vlerësojnë natyrën shqiptare: Problem plehrat dhe rruga me gropa!
Disa turistë nga Gjermania ishin mysafirët e qytetit të Pogradecit. Për emisionin “Tonight Ilva Tare” ata kanë shprehur opinionin e tyre në lidhje me Shqipërinë në përgjithësi. Tursitët thonë se Shqipëria është një vend i bukur që ka edhe mal edhe det. Por sipas tyre, infrastruktura le për të dëshiruar dhe mbeturinat mbeten shqetësim. Ndërsa vlerësojnë njerëzit dhe natyrën.Turistë gjermanë: Ne vijmë nga Gjermania jugore, nga Karlsruhe dhe po bëjmë një udhëtim në Ballkan, në Shqipëri dhe Greqi. E pëlqejmë Shqipërinë, do të qëndrojmë një jave dhe do të shkojmë në Korçë. Takuam njerëz nga qyteti ynë Karlsruhe në Valbonë dhe na thanë të shkonim në Korçë sepse është një vend interesant. Ne e filluam nga Shkodra në veri, më pas në Valbonë, na pëlqen edhe mali edhe deti. Shkuam në Theth dhe pastaj u kthyem nga rruga e vjetër për në Tiranë. Rruga është edhe shumë e mirë edhe shumë e keqe, na u dëmtua makina nga rruga e keqe dhe nga grupat e mëdha. Shqipëria është një opsion për pushime në Ballkan.Tre karakterista për Shqipërinë:1-Njerëz të mirë

2-Natyre e bukur

3-Ka shumë gjera për të bërëÇfarë është problem?Problemi me plehrat është një problem i madh, sepse gjermanët nuk pëlqejnë kur plehrat janë gjithandej.Turist gjermanë: Unë jam nga Gjermania, do të qëndroj 3-4 netë në Pogradec. Është vend i këndshëm, më pëlqen liqeni, është i bukur dhe i madh./ZgjohuShqiptar.info

, Turistët gjermanë vlerësojnë natyrën shqiptare: Problem plehrat dhe rruga me gropa!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button