Turistët zgjedhin Parkun Arkeologjikë të Apolonisë


Parku Arkeologjik i Apolonisë, ka njohur dyfishim të numrit të vizitorëve në këtë periudhë të vitit.200-300 persona prekin çdo ditë lashtësinë e Apolonisë së gurtë, e cila ofron jo vetëm antikitet, por edhe natyrë të qetë e plot vende tërheqëse.Një prej tyre, hapur së fundi nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës është edhe mozaiku që ndodhet në Vilën me Impluvium.Kjo vilë i takon shek. II-III para Krishtit, dhe zotëron një oborr të rrethuar me peristil dhe të shtruar me mozaikë me motive gjeometrike dhe floreale.Për drejtoreshën e këtij parku Ornela Durmishaj, zbulimi i këtij mozaiku është një vlerë e shtuar për Apoloninë, në gjithë kompleksin e saj, ndërsa të tilla objekte janë ndërtuar në ballkonet e kodrës së Apolonisë, me një arkitekturë unike.Të vizitosh Apoloninë sot, është shumë herë më e lehtë. Këtu janë krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për turistë vendas e të huaj. Këta të fundit, shprehen të mrekulluar nga ky park, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të Fierit.Për guidat turistike, Apolonia është destinacioni më i preferuar i turistëve të huaj. Vitet e fundit është venë re një tendencë e turistëve izraelitë, por nuk mungojnë edhe anglezët, gjermanët apo italianët.Në bazë të statistikave të grumbulluar, në 6 muaj kanë qenë rreth 9 mijë vizitorët që kanë parë nga afër Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ndërsa në këtë të fundit gjatë vjeshtë pritet të vijnë edhe ekspeditat e radhës, për të nxjerrë në dritë të “thesare” që ruan me fanatizëm kjo zonë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button