“Turizmi është në kulmin e tij, sfidë mbetet cilësia e shërbimit”


Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha gjatë një takimi me bizneset e turizmit në Himarë se sezoni turistik është në kulmin e tij dhe se shifrat janë optimiste.Ai tërhoqi vëmendjen në dy elementë kryesorë; formalizimi dhe cilësia e shërbimeve.“Këtë vit të gjitha shifrat tregojnë që turizmi është në një rritje me dy shifra, qoftë në aspektin e kontributit në ekonomi, qoftë në numrat e turizmit. Unë shpresoj dhe besoj që edhe ju këtu, në Himarë apo në Dhërmi, ta keni ndjerë të gjithë atë lëvizje të turizmit. Sfida e madhe është që gjithë këtë kërkesë ta furnizojmë me shërbimet e duhura.Këtu patjetër që ka rëndësinë e vetë edhe kualifikimi profesional i punonjësve që ju merrni në punë, që nga kuzhinierët, që nga kamarierët, apo të gjithë profesionet e tjera që po i referohem si profesione teknike, që në finale hyn tek e gjithë gama e shërbimeve për të kënaqur të gjithë prurjet që ka turizmi në zonën e Himarë-Dhërmiut”, tha Ahmetaj.Ai deklaroi se për të përmirësuar infrastrukturën në zonat turistike, qeveria do të investojë rreth 250 milionë lekë.“Është një projekt shumë i madh, rreth 74 milionë dollarë që vjen nga Banka Botërore, që po investohet në Unazën e Jugut, ku përfshihet gjithë kjo zonë. Projekti tjetër është projekti i Bankës Botërore, po me të njëjtën logjikë, por me këto rrugët që i quajmë rajonale, rrugë dytësore. Pra, jo rrugët kryesore, por rrugët dytësore. Ka dhe një projekt tjetër po në të njëjtën paketë, që është midis BERZH-it dhe Komisionit Europian, 60 milion euro është kredi dhe 40 milion euro është grant që na e jep Komisioni Europian po për të njëjtën gjë. Paketa e gjithë shkon tek 250 milionë euro,” tha ministri i Financave./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button