Video: Në Sarandë, një nga jahtet më të mëdhenj në botë


Ka mbërritur këtë fundjavë në brigjet e Sarandës një ndër jahtet më të mëdhenj dhe luksoz në botë.Jahti me një gjatësi 143 metra i njohur si “sailing yacht A” ka ndaluar këtë të shtunë në portin e qytetit bregdetar.Ngjarja ka tërhequr vëmendjen edhe të kryeministrit Rama, i cili ka publikuar videon në profilin e tij në Instagram.“Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë👍🇦🇱””, shkruan Rama.

Sipas mediave jahti i përket miliarderit rus Andrey Melnichenko. Jahti lundrues A, ka një gjatësi 143 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë. Ai është 91 metër i lartë, duke kaluar kështu edhe Statujën e Lirisë.Drejtuesi i “Eurochem” posedon dy jahte luksoze që arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Sipas Forbes, ai renditet i 88-ti në botë për nga pasuria.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button