Albanologu bullgar: Shqiptarët duhet të bashkohen (Video)

Albanologu bullgar Anton Panchev, ka folur për Kosovën dhe fshatin shqiptar në Bullgari. Ndërsa ka thënë se e përkrahë bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por nuk shpreson që një gjë e tillë mund të ndodh.

Situatën aktuale në Kosovë e ka komentuar edhe albanologu dhe politologu i njohur bullgar, Anton Panchev, sipas të cilit zvarritja e formimit të institucioneve po i kushton shumë vendit.

Loading...

Panchev është shprehur se politika në Kosovë nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve tjera të Ballkanit, pasi që të gjitha kanë dukuri të përbashkëta.

I pyetur se si e sheh Kosovën në të ardhmen, si shtet që duhet forcuar apo të bashkuar me Shqipërinë, Panchev shprehet se mbështet bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por nuk është optimist se kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Bullgari, të cilat i vlerëson si të mira.

Ndërsa ka treguar edhe një historik të shkurtër të fshatrave shqiptare në Bullgari, prej të cilëve thotë se mbijetoi vetëm njëri prej tyre

Albanologu Anton Panchev është përkthyes i katër librave të autorëve shqiptar në gjuhën bullgare dhe më shumë se njëzet punimeve të ndryshme shkencore./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button