Asllani feston me shqiponjë, golin ia kushton Kosovës (VIDEO)

Kosovare Asllani ka festuan duke bërë shqiponjën dhe nuk është penduar aspak, derisa ka treguar pse e ka bërë një veprim të tillë

Kosovare Asllani shënoi golin e katërt në kualifikime të Kupës së Botës. Allsani realizoi në fillim të pjesës së dytë për fitoren 3:0 të Suedisë ndaj Ukrainës.

Loading...

Pastaj ajo festoi me shqiponjën dykrenare, ashtu siç kishin bërë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për Suedinë në Kupën e Botës, shkruajnë mediat suedeze.

Kur Zvicra mundi Serbinë në Kupën e Botës për meshkuj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stefan Lichtsteiner festuan duke bërë shqiponjën me duar. Ata u akuzuan se kishin provokuar, derisa ishin dënuar nga FIFA, kurse Serbia nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Prindërit e Kosovare Asllanit janë nga Kosova dhe ajo kishte falënderuar Xhakën e Shaqirin për atë që bën në Kupën e Botës.

Ajo shënoi golin e tretë në ndeshje. “Goli ishte për Kosovën, origjinën time, por edhe nipin tim, që e mësoi atë, kështu që nuk kishte politike, kurse gjatë Kupës së Botës ishte më e veçantë duke marrë parasysh kush u takua. Kjo ishte për nipin tim, ishte spontane dhe jo e planifikuar”, shprehet Kosovare Asllani, transmeton albinfo.ch.

Duke e pyetur nëse ajo ka frikë se do të gjobitet, ajo qesh. “Ata mund të marrin pagën time, nuk ka rrezik”. Suedia fitoi 3:0./ZgjohuShqiptar.info
Linku:

https://www.aftonbladet.se/sportbladet/fotboll/a/5VqAa6/asllani-gjorde-laddad-gest-efter-malet

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button