Çlirimi i Shkupit dhe Marrëveshja shqiptaro-osmane e vitit 1912

Kryengritja e përgjithshme kundërosmane e vitit 1912 përbën ngjarjen më madhore të Rilindjes sonë Kombëtare, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila trasoi platformën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Me Vendimin për shpërthimin e saj, që u mor në Taksim të Stambollit, synohej jetësimi i autonomisë së Shqipërisë, pasi radhazi u shtypën me gjak kryengritjet e viteve 1909-1911, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo shpërtheu nga fillimi i majit, e cila në korrik rezultoi me çlirimin e Rrafshit të Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës, e më pas të të gjitha trojeve verilindore.

Kjo e detyroi Qeverinë xhonturke të jepte dorëheqje (17 korrik). Sulltan Mehmet Reshati V miratoi dorëheqjen e Qeverisë dhe formimin e qeverisë së re ia besoi Qemal Pashës.

Sulltani iu drejtua me një telegram qytetarëve të Prishtinës, me të cilin i vinte në dijeni se do të shkonte në këtë qytet “një komision special për të marrë udhëzime premtuese”. Ndërsa Fadil Pasha, komandant i operacioneve për shtypjen e kryengritjes, urdhëroi të pezulloheshin operacionet ndaj tyre. Me këtë urdhër nuk u pajtua valiu i Kosovës, i cili u detyrua të japë dorëheqje…/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button