Daçiç: Kosova nuk do kompromis, por projektin e Shqipërisë së Madhe

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot në Soçi se, shqiptarët e Kosovës nuk po e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar.

Pas takimit me diplomatin rus Sergei Lavrov, ai tha në një konferencë për shtyp se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis.

Loading...

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata duan të marrin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe veriun e Greqisë”, u shpreh Daçiç.

Lidhur me kremtimin e ditëlindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Daçiç u shpreh për Kosovën se “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç shtëpisë së tij.”

Sipas Daçiçit, kjo është dëshmi se si shqiptarët kanë mbetur prapa në kohë. “Koha ka ndryshuar. Ajo që ata mendojnë, nuk ka asgjë prej saj”, tha më tutje ai.

s.a/dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button