“Dinë vetëm të ankohen”, 22-vjeçari italian “mahnitet” nga dembelizmi shqiptar

Francesko Petit është një 22-vjeçar nga Milano, i cili ka udhëtuar në pothuajse çdo vend të botës dhe tashmë stacioni i tij ishte Shqipëria.
I riu rrëfen se si pasionin për fotografinë e ktheu në mundësi për të eksploruar botën dhe se ka këtë art e ka studiuar në një nga shkollat më të mira të filmit në Toronto, Toronto Film School.
Pasi kreu studimet, Francesko u përzgjodh si realizues i projektit “Rare Earth”, një seri dokumetarësh të filmuar në të gjithë botën, ku një pjesë mes tij do e ketë edhe Shqipëria.
Por çfarë mund t’i bëjë përshtypje një 22-vjeçari të huaj në Shqipëri? Në një intervistë për TiranaToday, ai rrëfen se të rinjtë shqiptarë janë dembelë.
-Kafenetë në Shqipëri janë gjithmonë plot, veçanërisht me të rinj. Sipas tyre është e pamundur të gjesh punë në vend, ndaj kalojnë kohë në kafe. Ju si një i ri i cili ka ditur ta kthejë pasionin në profesion, si i shihni të rinjtë e ditëve moderne?
Francesko Petit:
Edhe në Itali të rinjtë shprehen njësoj dhe thonë se nuk gjejnë dot punë pasi nuk ka. Por, unë mendoj se ata, si edhe shqiptarët janë dembelë dhe nuk kanë ambicie. Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button