Fluks automjetesh në Morinë, 25 mijë Shqiptarë të Kosovës në mëmëdhe për të pushuar

, Fluks automjetesh në Morinë, 25 mijë Shqiptarë të Kosovës në mëmëdhe për të pushuar

Rruga e Kombit po përballon një fluks të madh automjetesh në këto ditë të nxehta vere. Mijëra shqiptare të Kosovës apo dhe Maqedonisë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri dhe ky fakt ka bërë që vetëm këtë të diele numri i numri i shtetasve që kanë hyrë në vendin tonë nga dogana e Morinës te arrijë në 25 mijë.

Pushuesit janë dyndur drejt bregdetit, kryesisht Durrësit dhe Shëngjinit.

Fundjava dhe temperaturat e larta ka bërë që fluksi të jetë i madh.

Ndryshe nga muaji Korrik, Gushti ka sjellë dyndje më të madhe të pushuesve.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në plazhet e tjera të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur ketë bregdet për të kaluar pushimet verore.

Por qarkullimi i madh është një shqetësim për shoferët që kalojnë në këtë rrugë, e cila është e dëmtuar ne disa pjese te saj.

Më konkretisht segmenti nga Morina në Kukës, pranë Uzinës ku po punohet për ndërtimin e urave paraqet problem.

Rruga e Kombit është dh në me koncesion dhe nga data 17 shtator kalimi në të do të jetë me pagesë. Ndërkohë paralelisht kompania koncesionare ka nisur punimet për të përfunduar disa investime në këtë aks, i cili është ende i papërfunduar./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button