FOTOT: Vazhdon fushata me zjarrvënie kundër investimeve të Bashkisë së Tiranës

Pas dy zjarrvënieve të qëllimshme në dy prej çerdheve të Tiranës, fushata e zjarrvënieve kundër investimeve të Bashkisë së Tiranës vijoi edhe sot, duke hedhur dyshime të forta se mund të jetë e organizuar.

Në zonën e “21 Dhjetorit”, persona të paidentifikuar i vunë flakën sot dy konteinerëve mbetjesh të Eco Tiranës, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke shuar zjarrin.

Loading...

Një tjetër zjarr u shua menjëherë nga punonjësit e zjarrfikëses edhe në qendër të Tiranës, te lulishtja pranë Sahatit. Të dyja rastet janë neutralizuar pa dëme dhe në kohë rekord.

Megjithatë, dyshimet se këto zjarrvënie mund të jenë pjesë e një fushate për të krijuar panik në kryeqytet janë reale.

Për zjarrvëniet në të dyja çerdhet, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë, duke habitur gjithkënd për shpejtësinë me të cilën akuzoi Bashkinë e Tiranës, pa pritur ende fjalën e policisë dhe ekspertëve zjarrfikës, apo përfundimin e hetimeve të prokurorisë, e cila tanimë po heton për të gjetur autorët.

l.h/ dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button