Hapet varri i Skënderbeut… Objekti i mistershëm që u gjet (VIDEO)


Për herë të parë pas 38 vitesh është çelur varri i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut pasi po punohet për restaurimin e vendit/objektit të kultit ku ai është varrosur në Lezhë.Themelet e Katedrales mesjetare të Shën Kollit mendohet prej vitesh se janë vendi ku prehen eshtrat e heroit kombëtar, ndonëse, sipas kronikave të kohës (kujtoj Barletin), pas vdekjes së tij dhe me rënien e Lezhës, turqit e zhvarrosën Skënderbeun dhe me eshtrat e tij bënë hajmali fatsjellëse.Dyshemeja e Katedrales është kthyer në një objekt eksplorimi në sajë të dokumenteve që ruhen në A. M. H., Lezhë. Duke kryer këtë eksplorim, një objekt i mistershëm, funksioni dhe roli i të cilit nuk është identifikuar akoma, është zbuluar. E çuditshme është se si, ndonëse për herë të fundit dyshemeja është hapur para 38 vitesh, ky objekt nuk është zbuluar. Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi thotë se përveç këtij objekti janë gjetur edhe tre themele të mbivendosur. Nisur nga kronikat historike, pas rënies së Lezhës dhe dhunimit të varrit nga osmanët, objekti nga Katedrale u kthye në Xhami, por se sa lidhje ka kjo me themelet e mbivendosura, nuk mund të thuhet.Sipas Zefit, e gjithë shtresa e mbuluar e Memorialit të Skënderbeut duhet të jetë e hapur për vizitorët, pasi kështu edhe historia, falë objekteve e mbivendosjeve, mund dhe do të dalë në pah.Për këtë arsye, ai ka përgatitur një projekt të cilin ia ka dërguar për financim Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës. Në rast se këto dy institucione nuk do të përgjigjen, ose do të japin një përgjigje negative, sipas Zefit, do të provohet të gjehen mënyra alternative për realizimin e tij nëpërmjet donatorëve të ndryshëm.Ndërkohë, objekti misterioz i gjetur i është dorëzuar laboratoreve për ekzaminime të mëtejshme, me synim për të njohur kur daton dhe çfarë përfaqëson. Nëse do të dalë në dukje se ai është një objekt mesjetar apo edhe më i hershëm, do të kthehet në një arsye më shumë për të vizituar vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button