Ibrahim Rugova në vitin 1994: Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO!

, Ibrahim Rugova në vitin 1994: Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO!

Paralajmërimet për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka pasur qysh në vitet e 90-ta. Një gjë të tillë e kishte përkrahuar edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova na një intervistë për Zërin në vitin 1994 ishte shprehur kundër ndarjes së Kosovës, por kishte përkrahuar këmbimin e territoreve.

“Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO”, thuhej në ballinën e gazetës aso kohe, transmeton lajmi.net.

Fotografia e gazetës është publikuar në rrjetin social tëitter nga Petrit Selimi, që dikur ishte këshilltar i Hashim Thaçit.

Intervista e Rugovës kishte ardhur pas një turne diplomatic që e kishte bërë nëpër qendrat kryesore evropiane.

Këmbimi i territoreve është bërë temë edhe sot. Presidenti Thaçi po kërkon që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.

Nga shumë kush kjo po cilësohet si ndarje e Kosovës, por që këtë disa herë e ka mohuar vetë i pari i shtetit./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button