Inteligjenca amerikane paralajmëron Majkon: Të rrezikohet jeta, shto sigurinë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka konfirmuar për rrjetin televiziv amerikan “Fox News”, se zyrtarë të SHBA i kanë thënë që të rrisë sigurinë e tij.Inteligjenca amerikane ka marrë informacione për një kërcënim ndaj ministrit Majko. Në prononcimin e tij për Fox News, Majko tha se nuk ka frikë nga asgjë.Një zyrtar i lartë amerikane i antiterrorizmit, i konfirmoi rrjetit televiziv se në fillim të këtij viti autoritetet shqiptare arrestuan dy shtetas iranianë për terrorizëm.Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist në një vend të Bashkimit Europian, të organizuar nga shërbimi sekret iranian.Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.Sipas zyrtarëve amerikanë, regjimi i Iranit ka shtuar prezencën e saj në Evropë si dhe ka rritur numrin e operacioneve terroriste kundër disidentëve.Lajmin e plotë të Fox News e lexoni KETU/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button