Justianiani, perandori me rracë, gjak e gjuhë shqiptari

FILOZOFIA E LIGJIT

Nga Isuf Luzaj

Çdo shoqëri e organizuar, sado e vogël të jetë, ka rregulla sjelljeje që janë të forcuara me fuqinë e dënimit, për këdo e kushdo që t’i shkelë. Në esencë këto rregulla mund t’i quajmë ligje. Ligji nuk ka qenë zhvilluar sistematikisht derisa një shtet, me një polici të përqëndruar me autoritet u vendos në disa kombe e rraca.

I pari ligj që ngrihet në historinë e Drejtësisë është Kodi i HAMMURABIT në Babilloni, Ligji i MANU në Hindi dhe Kodi Mosaik në Palestinë. Këta kode tregojnë çka do të ish si tendencë universale e Fesë (BESIMIT) dhe një sistem ETIKË e një shoqërie me strukturën sipas sajë.

Loading...

Në vjetërsinë klasike, i pari Kodi i të dymbëdhjetë tabelavet si perludi i ligjit Romak. Ky është një sistem lartësisht elaboruar që ka qenë marrë si bazë dhe kriter në zhvillimet dhe zmadhimet e ligjeve perëndimore. Që përmbledhin në CORPUS JURIS CIVILIS në kohët e JUSTINIANIT.

Ligji Romak zhvilloi dallimin në mes të Ligjit popullor që është tendë e ruajtjes së Shtetit kundra tradhëtisë dhe taksavet dhe Ligji Privat që merret me gjykimin në mes të personave në grindje si kontrata. Rrëzimi i Perandorisë Romake nga invazionet Gjermane pruri shkatërrimin e Ligjit Romak në administratë. Përkohësisht Kodet e LIGJIT GJERMAN u imponuan në Europën perëndimore.

Libri “Kujdesjet e Bletës” Vellii I, f 201.

Shënim: Sipas disa historiografëve latinë, gjermanë dhe spanjollë, (mbreti spanjoll Ferdinandi i NAOCIT) arrihet të provohet që perandori JUSTINIAN, qe rracë, gjak e gjuhë shqiptari lindur në krahinën e kufizuar me Kosovën, Malin e zi dhe Shkodrën. Fliste mirë shqipen, por jo latinishten./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button