Kosova ka nisur mbledhjen e fakteve nga terreni për Demarkacionin me Serbinë


Përderisa, në fazën finale të dialogut ka filluar të bisedohet për demarkacionin e kufirit me Serbinë, Kosova në anën tjetër veçse ka filluar punën në këtë drejtim.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka nisur me mbledhjen e fakteve nga terreni sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë.

Loading...

Kështu ka deklaruar për Indeksonline kryetari i këtij komisionit, Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se ata kanë dalë në teren për verifikimin e fakteve nga terreni.

“Po punojmë në vazhdën e punës së përditshme dhe detyrat që na ka dhënë kryeministri i vendit për mbledhjen e fakteve sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë. Jemi duke analizuar faktet, ndërkohë që bisedimet me Serbinë do të zhvillohen në anën tjetër. Pra ne si Komision po mbledhim fakte për përcaktimin e kufirit”, ka thënë Bulliqi.

Ndryshe, njëra ndër temat në fillimin e fazës finale të dialogut me Serbinë që është zhvilluar muaj më parë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë edhe demarkacioni Kosovë-Serbi.

Megjithatë ky proces ka shkaktuar debate në skenën politike në Kosovë, pasi që janë opozita ata të cilët nuk po duan që Thaçi të jetë udhëheqësi i dialogut me Serbinë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button