Kostumi Çam Dhe Shqiponja ‘Pushton’ Japoninë, Arsyeja: Dhëndëri Fierak (Fotot)


Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë. Kështu, fieraku Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia, por pas çiftit të sapo kurorëzuar duken dasmorët, më së shumti nga ana e nuses, të cilët formojnë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar, ndërkohë që çifti sipas traditës ka veshur edhe kostumin popullor të trevës që përfaqson dhëndërri, atë të çamërisë.

Mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka ‘fluturuar’ deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm.

Ndër momentet e këndshme të dasmës veçohet veshja e çiftit me kostumet kombëtare shqiptare./ZgjohuShqiptar.info


Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button