Tubimi i 12 nëntorit/ Ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

Ambasada amerikane në Tiranë ka vendosur që të këshillojë qytetarët e saj që jetojnë në kryeqytet të shmangin këtë të shtunë zonat dhe rrugët përreth Kryeministrisë dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të mbahet protesta e opozitës.

Përmes një njoftimi, Ambasada këshillon qytetarët të rrinë të informuar për zhvillimet në lidhje me këtë tubim të thirrur të nisë në orën 16:00 të së shtunës së 12 nëntorit.

Njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:

Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.

Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00

Ngjarja: Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Tubimi i 12 nëntorit/ Ambasada amerikane ka një njoftim të

Back to top button