Njoftim i rëndësishëm i ambasadës së Shqipërisë në Greqi: Dokumentet që…

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi njofton të gjithë qytetarët se çdo certifikatë që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi, çdo vendim i dalë nga gjykatat greke, vendimet e zgjidhjes së martesës, vulosen vetëm me Vulën Apostile.

Në njoftim e nxjerrë në faqen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, që njoftohet nga Shërbimi Konsullor, thuhet se “çdo lloj certifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi (Liksiarchio & Dhimo), si certifikata lindje, vdekje, familjare, martese etj., vulosen vetëm me Vulën Apostile në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile”.

Loading...

Po ashtu, jepen shpjegime dhe për vendimet e dala nga gjykatat greke, apo zgjidhjet e martesës.

Shërbimi Konsullor sqaron se “çdo lloj vendimi i dalë nga Gjykatat greke si dhe prokurat e ndryshme që lëshohen nga Noterë grekë (Simvoleografos), vulosen vetëm me Vulën Apostile në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe përdoren në Shqipëri. Vendimet e zgjidhjes së martesave të Gjykatave greke, pasi marrin Vulën Apostile dhe dërgohen në Shqipëri, duhet detyrimisht të njihen nga Gjykata e Apelit e Rrethit përkatës në Shqipëri”.

“Zgjidhjet e martesave të bëra me marrëveshje tek Noterë grekë (Simvoleografos), duhet të pajisen me VULË APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe më pas njihen direkt nga Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse në Shqipëri. Të gjitha dokumentet e lartpërmendura përkthehen në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Konsullor të ambasadës së Shqipërisë në Greqi.

l.h/ dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button